Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pas aksidentit që i mori jetën efektivit të Policisë Nuri Malaj, ngjarje e ndodhur kjo dy ditë më parë. Sipas Policisë i riu me inicialet A.V ishte në drejtimin e mjetit BMW, i cili u përplas fort me mjetin e Malajt, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit.
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMW” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës sa i takon arrestimit të të riut.
(E.K/Faxweb.al)