Shqipëria ka luajtur mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ndeshjen e katërt në grupin kualifikues H, të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.
Kuqezinjtë duket se kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme në sfidën e tyre përballë Moldavisë, duke fituar me rezultatin 2 me 0.
Ka qenë pikërisht kombinimi i bukur Uzuni-Rroshi-Cikalleshi, që do të sillte golin e mrekullueshëm duke e kaluar Shqipërinë në avantazh.
Aksioni i Shqipërisë, i cili ka sjellë golin e parë është nisur pikërisht nga Uzuni, i cili ka arritur të fus një top në zonë për Roshin, ndërsa ky i fundit depërtoi mes mbrojtjes së Moldavisë dhe nxjerr një top mjaft të mirë për Cikalleshin që e dërgon në rrjetë për 1-0, në minutën e 65′. Sulmuesi kavajas me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të përshëndesë portën.
Ndërkohë, goli i dytë që do të vuloste takimin ka qenë pikërisht Ylber Ramadani, i cili në minutën e 93′ me një goditje nga jashtëzone ka vulosur takimin.
Takimi i sotëm i kuqezinjëve përballë Moldavisë ka sjellë mjaft të papritura, ndërsa duket se kuqezinjtë kanë luftuar fort për të marrë një fitore, duke mos i zhgënjyer tifozët. Shqipëria ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë, pasi ka fituar ndaj Andorrës dhe Moldavisë. Franca fitoi 4-0 ndaj Andorrës, ndërsa Islanda fitoi 2-1 ndaj Turqisë.
Goli i Cikalleshit on Vidnews.