Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e ishullit turistik Gran Canaria në Spanjë.
Për shkak të erës së fortë dhe motit të nxehtë flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa rrezikohet edhe qyteti Tamadaba i shpallur park kombëtar.
Sipas mediave vendase, për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 200 zjarrfikës ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuuimin e mbi 1 mijë banorëve.
Gjithashtu mësohet se një 55-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrin që dyshohet ta ketë shkaktuar teksa po saldonte hekura.