Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë rreth orë 19:00 dhe tashmë kanë filluar të dalin edhe detajet e para. Paraprakisht raportohet për 5 viktima dhe 84 të plagosur. Mediat turke po transmetojnë pamje nga një pallat i tëri në flakë.
Zjarri në ndërtesë shpërtheu menjëherë pas lëkundjes së fortë me magnitudë prej 6.8, e pasuar nga disa tërmete të tjera. Mediat turke bëjnë me dije se zjarri u përhap me shpejtësi në pallat dhe ndërtesat e tjera përreth.
Shkak është bërë shpërthimi i tubacionit të gazit natyror.