AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ Pas paraqitjes në prokurori për faturën 900 euro të paguar nga Fusha, flet Mazniku: I kënaqur që…

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Maznikun në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në Prokurori lidhur me skandalin e shpenzimeve në një hotel në Spanjë, ku faturën prej më shumë se 900 euroshe e kishte paguar biznesmeni Shkëlqim Fusha, u shpreh se ishte i kënaqur që tha të vërtetësn

“Më vjen mirë që erdha në Prokurori të them të vërtetën.  Ti japim drejtësisë informacion të saktë. Këto akuza do të shpjegihen nga e vërteta. E vërteta do të dalë nga Prokuroria nuk e komnetoj. I kënaqur që dhashë informacionin e duhur. Do ti japim informacion prokurorisë për balthedhësit me ‘fakeneës’.”– u shpreh Mazniku.

Prokuroria ka nisur hetimet pas denoncimeve në media dhe nga Partia Demokratike se “pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata (në Barcelonë) për nënkryetarin Mazniku.”

Në media është publikuar një faturë e një hoteli luksoz në Barcelonë, ku nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku është akomoduar për të pushuar në një dhomë për të cilën është paguar 908 euro nata. Kjo është fatura e numrit dy të bashkisë i cili për dy net në hotel AlmaBarcelona ka shpenzuar 1816 euro. Por ajo që përbën skandal përveç çmimit që ia kalon edhe abuzimit të ministrave të Ramës, është fakti se pagesa është bërë nga presidenti i kompanisë Fusha shpk, Shkëlqim Fusha nëpërmjet kartës së kreditit. Pra, përfituesi më i madhe i parave publike nëpërmjet bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Edi Ramës paguan dhomat luksoze të hotelit për zyrtarët e bashkisë të cilët prej 4 vitesh nuk kanë kursyer firmat për tenderat qindra miliona euroshe për të”, ka denoncuar Partia Demokratike.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *