AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Pas arrestimeve të protestuesve, makinat dhe furgonat e FNSH-së bëhen “gardh” në Astir

Mbrëmjen e kaluar pas protestës së zhvilluar nga banorët e Astirit, për mbrojtjen e banesave të tyre, policia ka arrestuar disa persona.

Ndërkohë ditën e sotme, pak para orarit të zakonshëm kur banorët nisin protsetën e përditshme, tashmë prej më shumë se 1 viti, janë vënë re forca të shumta të policisë.

Siç shihet edhe nga fotot dhe videon e siguruara nga Faxweb.al, dhjetra efektivë policie, makina polcie si dhe furgona të FNSH-së janë në zonën e Astrit.

Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të policisë.

Në një komunikim me Fax News, një prej zërave më rezistencë të protestës, Lindita Protoduari është shprehur se ata janë trajtuar si nazistë, pa ju dhënë asnjë mundësi komunikimi nga përfaqësuesit e shtetit.

Ndërkohë policia njoftoi dje se “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

  1. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe  T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.”

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *