Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku një parakalim i gabuar në rrugën ‘Borodin Mitaraj’ ka shkaktuar përplasjen e dy mjeteve.
Parakalimi i gabuar i mjetit tip Audi ka bërë që ai të përplasej me një automjet tjetër, në kabinën e të cilët po qarkullonin dy vajza.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme material.
Vajzat e përfshira në aksident janë të traumatizuara, ndërkohë që policia po i kryen testin e alkoolit drejtuesit të ‘Audit’.
Polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.