Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Para varrit të djalit, fjalët rrënqethëse të babait të Pëllumb Marknikollaj: Të kam dhënë fjalën…

Kanë kaluar më shumë tre vite nga vdekja e Pëllumb Marknikollaj.

Pëllumb Marknikollaj është një nga të rinjtë shqiptar, vdekja e të cilit mbetet mister, sesi u gjend i masakruar në një komisariat të Athinës.

Gazetari Aulon Kalaja ka publikuar një video, ku shihet babai i 28-vjeçarit pranë varrit të tij, i cili premton se do të bëjë drejtësi.

“Pëllumb, të kam dhënë fjalën se do ti shkoj deri në fund e do të bëjë drejtësi. Ata persona që të kanë marrë jetën do të marrin ndëshkimin e merituar.”

Nuk është hera e parë që gazetari Kalaja ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë.
Para 10 muajsh, Aulon Kalaja ka bërë një dokumentar mbi vrasjen e 28-vjeçarit, ku shfaqen pamjet e rënda sesi ai u dhunua në komisariatet e Greqisë, edhe pse autoritetet thanë se ai kishte vrarë veten.
Nëpërmjet këtij investigimi tregohet se si është dhunuar deri në vdekje Marnikollaj, megjithëse policia greke pretendon se ai është vet-hedhur nga godina e policisë në Patison, Athinë.

 

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *