Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, ku një makinë ka përplasur motorin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit O.M, 15 vjeç ndërsa shoku i tij K.P, 15 vjeç është dërguar në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.