AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Pamje horror nga aksidenti në Durrës, momenti kur nxjerrin trupin e këngëtarit nga makina

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në aksin rrugor Shkozet-Plepa.

Mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Erjon Beli, ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 30 vjeç.

Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë fatale, që i ka marrë jetën menjëherë jetën 30-vjeçarit.

Burime bëjnë me dije se Beli ka qenë muzikant, këngëtar tallavaje, dhe në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë duke bërë video live nërrjetet sociale.

Pikërisht hutimi duke u marrë me telefonin i ka shkaktuar vdekjen të riut, ndërsa bilanci nga aksidentet në vendin tonë vijon të jetë i frikshëm.

*Këtë video kemi vendosur që ta publikojmë, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për mospërdorimin e telefonit gjatë momentit kur i jepni makinës.

Informacioni paraprak

Më datë​ 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *