Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Pamje brenda dhomës ku u gjet i helmuar çifti i sapo martuar në Librazhd, paja ende e pahapur

Kjo është dhoma ku çifti i ri Olsi dhe Rezarta Hajdari nga fshati Xhyrë i Librazhdit do të qëndronin të martuar vetëm për 5 ditë.

Çifti banonte në një shtëpi e vogël një katëshe, e cila ishte e lyer dhe e zbukuruar për dasmën e të rinjve, ndërkohë që në dhomën e tyre të gjumit ende ishin të pahapura rrobat e pajës së 19-vjeçares.

Ata u gjetën mëngjesin e sotëm të helmuar në dhomën e gjumit, 19 vjeçarja e pajetë, ndërsa 27 vjeçari Olsi Hajdari ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Elbasanit.

Burimë për Fax News nga policia bëjnë me dije se pista ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Të dy të rinjëve sipas mjekëve u vinte aroma fotoksinë, por asnjë ambalazh fotoksine nuk është gjendur në dhomën ku u gjetën të rinjtë.

Vajzës në morgun e qytetit ka nisur ti ndjehet era e fortë e helmit, pasi në momentet e mbërritjes në spital mjekët ishin të paqartë në lidhje me helmin.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologur, sasia e fotoksinës është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë future në ushqim ose në pije.

Duhen disa orë nga konsumi që era e fotoksinë të dalë si aromë pasi është tretur në organizëm lëngu apo ushqimi në të cilën është tretur.

Policia e Elbasanit dyshon që çifti i të rinjëve të jenë helmuar, jo vetë -helmuar, megjithate kjo mbetet ende një pistë për teëcilen policia po merr në pyetje persona të afërm të familjes.

Kujtojmë se vetëm pesë ditë pas martesë, Rezarta Hajdari 19-vjeç ka ndërruar jetë menjëherë ndërkohë që, Olsjan Hajdari 27-vjeç vijon të jetë në gjendje të rëndë.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, dhe po mbahet i intubuar.

Misteri mbetet mbi arsyet që kanë shtyrë të rinjtë drejt këtij akti fatal, ndërkohë që ishin martuar vetëm 5 ditë më parë. Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit, dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *