Këtë të mërkurë gjatë inspektimit të banesave të reja që po rindërtohen në Vaqarr Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përgjimet e Ndragheta-s, të cilat kanë tërhequr e mediave dhe politikës shqiptare ditët e fundit, pasi ka pasur edhe përmendje të figurave të rëndësishme politike, por pa emra.
Nga Vaqarri Rama ndau një bisedë me të pranishmit, ku tregoi replikat që bërë me një komentues në Facebook lidhur me historinë e Ndraghetës .
“Shkruante njëri në facebook thoshte, ore thoshte gjithë këto ndërtime, po kush i bën gjithë këto ndërtime kur s’ka punë ? I bën Ndragheta i thashë, me mafien…”,- thotë Rama teksa ia plas të qeshurit bashkë me Veliajn dhe Ahmetajn
Kryeministri vijoi duke theksuar se vetëm nga këto kantiere ndërtimi që janë hapur për rindërtimin nga tërmeti i Nëntorit të 2019-ës janë punësuar 27000 persona.