Video është regjistruar në fshatin Gjorëm të Kurbinit ndërsa shfaqen dy persona njëri prej të cilëve është 70-vjeç duke kërcyer me muzikë tallava në ‘sfond’.
Në video dëgjohen nga ata thirrje “opa, zjarr virus korona”, teksa njëri prej tyre mban një shishe në duar që me shumë gjasa është e mbushur me raki, ndërsa 70-vjeçari kërcen duke ndjekur ritmin e muzikës.
Në afërsi të tyre janë edhe persona të tjerë që qeshin me dy burrat që kërcejnë ndërsa pamjet priten të bëhen ‘hit në rrjet’
(F.GJ/FAXWEB.AL)