Real Madrid nuk i ka shpëtuar dot inatit të tifozëve të Liverpool. Disa individë ditën e sotme i kanë thyer një nga xhamat autobusit me të cilin udhëtonte skuadra e Real Madrid, kur mbërriti në Anfield.
Thirrjet kundër nuk kanë munguar, sikurse edhe sendet e gjuajtura në drejtim të autobusit. Një copë e dritares me xham dopio u thye, ndërsa stafi i Liverpool pastroi më pas gjithë rrëmujën.
BBC shkruan se një prej zëdhënësve të klubit ka deklaruar: “Ne dënojmë pa asnjë dyshim veprimet që çuan në dëmtimin e autobusit të Real Madrid gjatë mbërritjes në Anfield këtë mbrëmje. Ajo është nëj sjelle e papranueshme dhe e turpshme e disa individëve.
Ne sinqerisht u kërkojmë falje miqve nga Madridi për çdo shqetësim të shkaktuar. DO të punojmë së bashku me Policinë e Merseyside për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personat përgjegjës”.
? ¡Así ha quedado la luna rota del autobús del Real Madrid! ?
Apedreado a su llegada a Anfield Road. https://t.co/qTzuVrQNWf pic.twitter.com/Tjk4ArG8W9
— José Luis Sánchez ?? (@JLSanchez78) April 14, 2021
(E.H/Faxweb.al)