Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Nisja e sezonit arsimor, Policia ndëshkon 167 prindër të ‘pandërgjegjshëm’

Kontrollet policore dhe konstatimet e rrugorëve të kryeqytetit, tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, kryesisht të mjeteve të përdorimit vetjak, me drejtues prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, siç parashikohet në dispozitat ligjore të Kodit Rrugor Shqiptar.

Sipas Policisë, sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore.

Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, nga strukturat e policisë rrugore në kryeqytet, në funksion të kontrolleve policore parandaluese, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.

Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.

TiranëMe gjithë fushatën mediatike sensibilizuese, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, para nisjes së sezonit të ri shkollor, kontrollet policore dhe konstatimet e rrugorëve të kryeqytetit, tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, kryesisht të mjeteve të përdorimit vetjak, me drejtues prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, siç parashikohet në dispozitat ligjore të Kodit Rrugor Shqiptar.Sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore. Vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, nga strukturat e policisë rrugore në kryeqytet, në funksion të kontrolleve policore parandaluese, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.#ParandaloPasojat#NdiqKëshillatLigjore#PërNjëTransportTëSigurtë

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 20 septembre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close