07:06 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video/ Nga rrahja e avokatit para gjykatës, tek dhjetëfishimi i pasurisë, kush është prokurori Arjan Ndoja për të cilin Rama kërkoi të arrestohet

12:09 | 04/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Nga rrahja e avokatit para gjykatës, tek dhjetëfishimi i pasurisë, kush është prokurori Arjan Ndoja për të cilin Rama kërkoi të arrestohet

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, pa përmendur emra, foli për një Prokuror në Durrës i cili sipas tij është lidhur me krimin e organizuar dhe se u bën shantazh nëpunësve të shtetit, ndërkohë që deklaroi se Drejtësia që po bën do ta arrestojë.

Deklarata e kryeministrit, i referohej pikërisht prokurorit Arjan Ndoja, i cili fundmi nga hetimet e kryera në Durrës ka vënë në pranga disa zyrtarë të lartë socialistë.

Por emri i tij nuk është i padëgjuar për median. Avokati Ilia Ilia u dhunua fizikisht në hyrje të Gjykatës së Durrësit nga dy persona, ndërkohë që Ilia hodhi menjëherë akuza në drejtim të prokurorit Arian Ndoja.

Një nga personat e identifikuar që dhunoi avokatin ishte, Mand Voga, mik i Prokurorit Arjan Nodja, i cili u identifikua nga kamerat e sigurisë  që rrahu avokatin Ilia Ilia.

Vajza e Ilias atë kohë denoncoi gjithë dhunën në redaksinë e Faxweb.al, duke u shprehur se personat që e kanë rrahur avokatin, babanë e saj,  janë shprehur qartë se e kanë bërë në emër të Prokurorit.Për çështjen në fjalë u tha zyrtarisht se kishin nisur hetimet, por Arjan Ndoja nuk dënua.

Arjan Ndoja është përfolur edhe për pasurinë e tij të pajustifikueshme. Sipas të dhënave të deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet.

Gjatë vitit 2004,  Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Ditën e sotme zëvendës kryeministri Erion Braçe, i pranishëm në seancën gjyqësore të ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, i cili u la në burg, hodhi akuza ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

Sipas Braçes, nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.

“Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”, tha Braçe.

https://www.youtube.com/watch?v=eoqE8ov195E

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arjan ndojaedi ramaerion bracemand voga
Pas

Vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat, ia hedh fajin dashnores: Nëse nuk do e kisha njohur…

Para

Donika Prela përjashtohet nga votimi për anëtarin e KLP-së, ja çfarë ndodhi në sallë

Para
Donika Prela përjashtohet nga votimi për anëtarin e KLP-së, ja çfarë ndodhi në sallë

Donika Prela përjashtohet nga votimi për anëtarin e KLP-së, ja çfarë ndodhi në sallë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.