Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me makinën me të cilën iku kryeministri Edi Rama nga selia e PS-së pas arrestuimit të Vladimir Gjutës.
Bardhi shkruan përkrah një videoje se opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, që sipas tij, përdoret herë pas here edhe nga Edi Rama.
Bardhi ka ngritur edhe tre pyetje për kryeministrin mes të cilava kërkon nga ky I fundit të tregojë se pse nuk ndalohet dhe verifikohet nga OFL makina e vëllait të tij.
Reafgimi I plotë:
Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?
(F.GJ/FAXWEB.AL)