Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Ndodhet në “arrest shtëpi” se mori pjesë në protestë, i riu merr vendimin ekstrem

Ermal Maloku është një nga të arrestuarit e shumtë për shkak se kanë marrë pjesë në protestat e herëpashershme të opozitës, ndërkohë që duke e quajtur të padrejtë mbajtjen e tij në qeli, ka zgjedhur një rrugë ekstreme të të protestuarit, duke u ngujuar në banesë dhe mbajtur grevë.

Ai thotë ekskluzivisht per Fax News se është arrestuar vetëm se ka marrë pjesë në protestë, dhe nuk është kapur në asnjë shkelje ndërkohë që e quant ë padrejtë masën e dhënë ndaj tij “rrest shtëpie”. Ai thotë se i duhet të marrë leje për të blerë pampers për vajzën e vogël.

“Mora leje për të marrë pampers për gocën, atë ditë ai që më ruante nuk ishte dhe u detyrova t’ia kërkoj dikujt tjetri. Si puna ime ka shumë që janë arrestuar kot. Si mund ta arrestosh dikë vetëm që proteston, nuk është se më kapën me armë, duke u grinder me dikë apo diçka të tillë. Unë do të dal të protestoj, dhe nga greva nuk do të dal. E di shumë mirë se do të kem kërcënime se pse kam hyrë në grevë. Unë e kam pranuar vetë se e kam djegur një gomë.

Si mund të të dënojnë me arrest shtëpie vetëm se ke djegur një gomë. Kërkoj që të kapen ata që më kanë thyer krahun. Kam qenë të Spitali i Traumës, kam fortografi të krahut me allçi, kanë prova për ta vërtetuar se jam dhunuar. Si mund të të gjuajnë 8 vetë për kundërshtim të punonjësve të policisë. Nga ato 8 veta gjuante njëri e gjuante tjetri. Unë e njoh shumë mirë atë që më ka qëlluar. Unë greven nuk kam për ta lënë deri sa të zbardhet e vërteta. Janë kamerat atje që e deklarojnë se më kanë kapur, më kanë gjuajtur dhe e kam parë veten të lyer me gjak. Mund të marrin edhe kamerat e ta faktojnë”, tha Maloku.

Ermal Maloku në masën e “Arrest shtëpie” dhe ka mbajtur grevë prej 5 ditësh në shenjë proteste  për të cilën thotë se nuk do ta ndërpresë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.

Ngujohet ne banese protestuesi

Publiée par Fax Web sur Jeudi 11 juillet 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *