Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Ndërtohen 7 shtëpiza për familjet e prekura nga tërmeti, Aulon Kalaja: Banorëve u ka ndryshuar jeta

Aktivisti Aulon Kalaja, vullnetarë të tjerë dhe një grup gjermanësh kanë bërë të mundur ndërtimin e 7 shtëpizave për familjet e prekura nga tërmeti.

Nga studio e “FaxNews”, Kalaja tregoi për herë të parë pamje të këtyre shtëpizave dhe foli më shumë për projektin. Sipas tij, deri tani janë ndërtuar katër shtëpi, ndërsa në ditët në vijim do të ngrihen edhe tre të tjerat.

“Në Bubq janë ndërtuar 7 shtëpiza nga vullnetarët. Atyre banorëve ju ka ndryshuar jeta sepse të mendosh që kanë jetuar në çadër dhe tani jetojnë te këto shtëpiza, që janë me panel diellor, është një lajm vërtet pozitiv dhe shpresëdhënës. Shtëpizat i kemi ndërtuar bashkë me një grup gjermanësh me të cilët me ka lidhur pastor Akil Pano.

Janë diku te 23 metra katrorë, kanë një bazament shumë të fortë, vendosen me pllaka betoni poshtë dhe janë një nismë totalisht personale, vullnetare. Nuk ka lidhje fare me qeverinë. T’u japim mundësinë banorëve që të vazhdojnë jetën. Unë kam asistuar në 3 shtëpi që janë vendosur, sot është vendosur e katërta.

Bëhet fjalë për 7 shtëpi në fazën e parë. Një prej shtëpive i përket zotit Beram Masha, që ne e kemi ndihmuar, jeton bashkë me gruan e tij. Banorëve ju ka ndryshuar jeta këto ditë”, deklaroi Aulon Kalaja.

Aktivisti tregoi se shtëpizat kanë brenda edhe një sistem ngrohjeje, i cili nuk harxhon shumë. “Nuk bëhet më fjalë për çadra me hekura, kemi një termoizolim të jashtëzakonshëm. Kemi një ngrohtësi sepse e gjitha kjo shtëpizë shoqërohet edhe me një ngrohëse që nuk harxhon shumë, quhet ngrohëse plazma. Po të lihet në punë, ajo integrohet mjaft mirë me këtë shtëpizë, e cila është e pajisur edhe me drita. Kemi edhe krevate marinari, me perde është bërë edhe ndarja e hapësirave”, shtoi ai.

Kalaja i bëri thirrje qeverisë që të mos qëndrojë e heshtur, por të fillojë nga puna për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit me qëllim që banorëve t’u rikthehet shpresa.

“Qeveria s’ka bërë asgjë, të shtunën jepet koha për shi të rrëmbyeshëm. E kuptoni si mund të jetë situata për ata banorë në çadra? Qeveria nëse do që këta njerëz t’i motivijë, duhet të fillojë me rindërtimin. Ju mendoni se ata nuk do të ndërtojnë për shtëpitë e tyre?

Qeveria të mos kruajë kokën siç bën kryeminsitri, që nuk na ka treguar akoma sa para janë mbledhur, por të dalë në terren dhe të punojë. Ata kanë përjetuar ditë ferri, duhen gjëra konkrete në terren. Prandaj ne menduam që të ecnim përpara duke implementuar këtë projekt të ri. Qeveria ka më shumë mundësi për të bërë”, deklaroi Aulon Kalaja.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close