Deputeti Myslym Murrizi gjatë senacës së djeshme plenare ka dalë kundër votimit të ndryshimeve në Kodin Penal
Ndërkaq po ashtu Murrizi i ka kërkuar llogari qeverisë për nxjerrjen e ushtrisë në rrugë në kohë pandemie si dhe për tenderat sekret që janë miratuar së fundmi.
Ai tha se ky është një shpenzim i panevojshëm në këtë kohë, duke kërkuar që paratë e naftës që shpenzohen për këtë show, t’i shkojnë qytetarëve në nevojë.
“Tenderat sekret po i sillni në ditë të qametit. Tender sekret për mbetje spitalore, tender sekret për dorezat, tender sekret për rrugët, tendera sekret për çdo gjë që ju të futni duart në xhepat e shqiptarëve.
400 thonë janë të infektuar. Aq ka pranuar 127, aq janë bërë teste. Shumë më të rinj se ato plakat që nxirrni ju kanë humbur jetën. Keni 40 ditë që jepni lajme, herë del Ogerta, herë Pipero. Nxjerrin nonë Sanijen 80 vjeçe, ato shyqyr që u shëruan, por nuk i shëruat ju. Qenka bo nami që dalin dy plaka që dalin nga spitali se ia hodhën coronës. Ndaj mjaft më me propaganndë dhe demagogji.
Çfarë do ushtria në rrugë. Naftën që harxhojnë ato jepjani njerëzve. Mos ndihmoni njerëz me qese, shoh njerëz që qyrraviten dhe shkon në derën e atyre me qese. Politika po mban ortakëri për t’ia futur njëri tjetrit. Nuk është hera e parë që bëhen bashkë. Ata rrinë bashkë vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. Bashkë do ju fusin dorë në xhep, ata kanë qenë gjithmonë kundër shqiptarëve. Sot qeveria ka hapur agjenci turistike për shqiptarët që kanë ngelur jashtë vendit”, tha Murrizi.