Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit.
Ky është moment kur nëna e 30 vjeçarin ka mbërritur në spital, e shoqëruar nga policia. E ëma e Malokut nuk është lejuar të futet brenda, ç’ka ka sjellë dhe irritim të familjarëve.
Pas shumë debateve, nëna e Malokut është lejuar të futet brenda. Sipas saj, djali i saj po jep jetën për shkak të një rroge prej 30 mijë lekësh të rinj.