Milani ka fituar një ndeshje të madhe ndaj Juventusit me rezultatin 4-2. Ekipi i “Djallit” ka kthyer rezultatin, pasi ishte në disavantazhin e dy golave në sfidën kundër torinezëve.
Ishte një ndeshje mjaft interesante, pasi 6 golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Rabiot zhbllokoi rezultatin me një supergol në minutën e 47′, ndërsa Ronaldo dyfishoi në të 53′ pas një gabimi të madh të “Djallit”.
Milani nisi kthesën e madhe, pasi Ibrahimovici shënoi me penallti në minutën e 62′, ndërsa Kessie barazoi 4 minuta më vonë, për t’i vendosur vulën mendoi Leoa që në të 67′ ktheu rezultatin për 3-2.
Vulën ia vendosi Rebic me golin e 4-2. Milani mori 3 pikë të arta në garën për Europën, ndërsa Juvja vazhdon kryesimin e qetë pas humbjes së Lazios dhe Interit.
O gol de Rebic??pic.twitter.com/HJoRj1YT4z#SerieATIM
— Futebol Fanático (de ?) (@FutebFanatico) July 7, 2020