Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Mesazhi i fortë i Gjergj Metës: Rrezikojmë të përgjakemi, politikanët të ulin armët

Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kleriku katolik, dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me aktualitetin politik në vend ku palët janë vendosur në qëndrime totalisht të kundërta dhe kiza sa vjen dhe bëhet më e thellë.

Kleriku shprehet se, ka ardhur koha që politikanët të ulin armët e konfliktit dhe të lartësojnë flamujt e bardhë të paqes, duke bërë me dije se për shkak të konfliktit politik rrezikojmë të ndahemi, përçahemi e përgjakemi.

“Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve politike a për t’i qëndruar besnikë prijësve politikë”, shprehet dom Gjergji.

Reagimi i plotë:

Lutja për Shqipërinë në kohë krize

O Hyj, hidhi sytë e tu plot dashuri mbi popullin tonë shqiptar, mbi Shqipërinë tonë!

Ti na ke bekuar, pasi na ke dhënë një gjuhë, një komb, një natyrë të mrekullueshme, detin dhe malet. Na ke bekuar me fëmijë, të rinj, të rritur e të moshuar. Nëpër dallgët e historisë, që shpesh ka qenë e pamëshirshme me ne, ti na ke dalë Zot e ne kemi mbijetuar. Na ke mbajtur në krahët e tu si shqipja zogjtë e saj. E ne ta dimë për nder e të falenderojmë.

Por sot, tani në këto ditë o Hyj, ne bijtë e tu po rënkojmë nga pamundësia për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Ata që duhet të na udhëheqin gjenden në një udhëkryq e po ashtu vendi ynë gjendet në udhëkryq. Rrezikojmë të ndahemi, të përçahemi e të përgjakemi duke luftuar me njëri-tjetrin për shkak të bindjeve politike a për t’i qëndruar besnikë prijësve politikë.

Na jep o Zot paqe për vendin tonë! Krijo në ne një shpirt besnikërie ndaj familjes, kombit dhe të ardhmes, më shumë se ndaj ideve apo prijësve politikë që shkojnë e vijnë.

Jepu politikanëve tanë të të gjitha krahëve urtinë e mendjes dhe dashurinë e zemrës, që të ulin armët e konfliktit e të lartësojnë flamujt e bardhë të paqes.

Ndihmoje vendin tonë të ngrihet e të përparojë, të jetë krah vendeve të zhvilluara evropiane, ku respektohen të drejtat e njeriut dhe çdo individ, sidomos të varfërit e të mënjanuarit, e ku të rinjtë e të rejat ndërtojnë jetën e tyre, pa pasur nevojë të ikin gjetiu.

Bekoje o Zot Shqipërinë! Bekoji shqipëtarët!
Amen!


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.