Mbrojtja dhe ruajtja e talenteve të një pacienti gjatë një operacioni është një detyrë e vështirë për çdo neurokirurg, gjë që demostrohet më mirë në këtë video të shpërndarë nga “The Gurdian”
Në një video të publikuar në mediat ndërkombëtare një 53-vjeçare Dagmar Turner, ka vendosur që të luajë në violinë një kompozim të Mahler dhe Gershëin, teksa kirurgët punojnë për të hequr tumorin nga truri i saj.
Sipas asaj që raportohet, tumori gjendej pranë zonë së organit që kontrollon dorën e majtë të pacientes. Të frikësuar se ndërhyrja mund të dëmtonte aftësinë që violinistja e prefeksiononte prej 40 vjetësh, doktorët realizuan një plan 3 hapësh. Studimin e “hartës” të trurit të saj, hapjen e kafkës dhe operimin ndërsa ajo luante muzikë.
Kjo ndërhyrje e njohur në të përditshmen si “Kirurgjia e trurit në gjendje të zgjuar”, zakonisht kryhet kur rrezikohet dëmtimi i një talenti apo aftësie të veçantë të pacientit. Është i mundur pasi truri i njeriut nuk ka receptorë të dhimbjes.
Ekipi i doktorëve arriti që të hiqte 90% të tumorit të gruas, ndërsa ajo vetë u shpreh se vetëm kur e mendonte që nuk do ta luante më violinën i thyej zemra, prandaj pranoi menjëherë t’i nënshtrohej kësaj ndërhyrje.