Tërmeti i sotëm është ndjerë fuqishëm, por teksa IGJEUM lajmëron paraprakisht se lëkundjet kanë qenë 4.8 ballë me epiqendër 3 km në Veri të fsahtit Bubq, paraprakisht u raportuar nga EMSC se lëkundjet kanë qenë 5.5 ballë me epiqendër në Hamallaj.
NDërkohë frika për një 26 Nëntor të dytë kanë bërë që qytetarët neë kryeqytet të lënë banesat e tyre teksa kanë dalë nëpër rrugë, sheshe ndërsa të tjerë kanë marrë makinat për tu larguar nga qyteti.
Ndërkohë sizmiologu Edmond Dishi në një lidhje telefonikepër Fax Neës ka thënë se nuk ka vend për panic, duke arguementuar se kjo është pasojë e tronditjes së fortë të 26 Nëntorit dhe si e tillë konsiderohet si paslëkundje.
Gjithashtu ai tha se priten lëvizje të tjera sizmike por më të lehta duke shtuar se nuk kanë lidhje me tërmetet në Turqi dhe Greqi. Fatmirësisht deri më tani nuk është rapotuar për dëme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)