Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Më është thyer zemra”, Bebe Rexha mbërrin në Bubq në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur në Bubq, ku do të ndërtojë banesën e shkatërruar të një banori.

Këngëtarja e njohur u shpreh krenare për origjinën e saj ndërkohë që tha se do të ndjekë punimet e shtëpisë deri në fund që paratë e grumbulluara të mos abuzohen.

“Këkroj ndjesë por do flas në Anglisht. Është e vështirë të jesh këtu në Shqipëri në këtë kohë të vështirë. Zemra ime është e thyer me këtë situatë. Puna nuk do të mbarojë këtu, por do të ndjek nga afër punimet për banesën. Nuk do ta harroj asnjëherë prejardhjen time nga vij dhe ku jam rritur. Jam shumë e bekuar që të jem nga Shqipëria dhe të jem pjesë e këtij vendi.

 E dua vendin tim të origjinës. Ajo çfarë dua të them tani, është se ne të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.”- u shpreh Bebe.

Këngëtarja shprehu ngushëllimet për viktimat, ndërkohë që tha “Zoti i çoftë në xhenet”.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *