Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Mbledhin plaçkat dhe me fëmijët përfundojnë në rrugë, dëbohen nga hotelet e Shëngjinit banorët e prekur nga tërmeti shkatërrues

Banorët e fundit që janë të pa strehë për shkak se banesat në të cilat kanë  banuar deri ditën e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar në qytetin e Laçit, sot janë dëbuar nga hotelet e Shëngjinit përfundimisht.

Disa familje kanë mbetur me plaçkat dhe fëmijët e tyre në rrugë të madhe dhe nese nuk do të ketë ndërhyrje nga organizmat shtetërore apo shoqata humanitare, ata do ta kalojnë natën në qiell të hapur dhe pa ushqim.

Ndonëse këta banorë janë banorë të Bashkisë Laç me dokumenta të rregullt, nuk kanë marrë bonus qiraje. Këto familje janë shtresa me vunerabel e shoqërisë pasi marrin vetëm ndihmë ekonomike.

Para se të binte tërmeti shkatërrimtarë ata banonin me qera të ulta, rreth 50 mijë lek të vjetra në muaj dhe me sforco e përballonin. Tani pas termetit sipas tyre qeraja ka kapur majat deri në 250 mijë lekë të vjetra në muaj aq sa nuk mund të përballohet as nga familjet me pjestarë të punësuar rregullisht.

Jashtë kamerave këta banorë shprehen se u është bëre presion dhe tani janë diskriminuar për shkak se janë ankuar publikisht në media. Banorët i bëjnë thirrje qeverisë, pushtetit vendore dhe personalisht kryeministrit Edi Rama që të mos tallet me ta, por ta mbaje fjalën që j’u ka dhënë para udhëheqësve europian dhe botërore.

Nuk është mirë as për qeverinë dhe as për vete kryeministrin që të vdesin njerëzit rrugëve nga neglizhenca dhe mospërfillja ndaj tyre pasi edhe ata janë qytetarë të barabartë para ligjit të Republikes së Shqiperisë.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *