AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ Mbetjet kancerogjene që groposen në Vlorë? Reagon kompania italiane: Nuk është bërë asnjë analizë, si mund të flasësh…

Kompania italiane Seamed Trading Shipping Srl, e cila u vu në qendër të një skandali pasi sipas policisë shkarkonte mbetje të rrezikshme kancerogjene në Vlorë ka reaguar duke mohuar tërësisht faktet dhe duke i cilësuar ato të pavërteta.

Në një shënim të gjatë kompania  ka bërë të ditur se gjithçka e tranpsortuar nga anija është plotësisht e gjurmueshme dhe e certifikuar nga autoritete vendase në Itali, ndërsa në Shqipëri kjo vepronte me Delfinin, një kompani e licensuar nga autoritetet këtu.

”Te flasësh për materiale të rrezikshme kancergjene pa kryer asnjë lloj analize kjo është me të vërtete alarmante”, shprehet agjenti i komanduar i anijes italiane Massimo Prudentino.

Sipas tij anija në ngarkesën e 19 shkurtit e cila u bllokua nga autoritetet e portit të Vlorës përmbante mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullishtm, të tilla si: vajra hidraulike që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi shkëmbor) që mbeten nga punimet e fundit të ndërtimit dhe paketohen në qese plastike sipas rregullave, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese dhe të destinuara për transferim të rregullt në një kompani të specializuar shqiptare

Në shenimin e kompanisë është vënë në dispozicion gjithashtu kontrata e rinovuar me kompaninë shqiptare delfin 1 e cila sipas italianëve kryen shërbim të depozitimit të mbeturinave jo vetëm për Shën damianin por dhe anije të tjera që zbarkojnë në portin e Vlorës.

Gjithçka e dorëzuar kompanisë shqiptare është e pasqyruar në regjistrimin e quajtur libri i mbeturinave që miratohet rregullisht nga autoriteti portual shqiptar çdo 15 ditë dhe se ky regjistër është i detyrueshëm dhe tregon saktësinë e operacioneve të shkarkimit. Ky proces është subjekt inspektimi nga policia dhe doganat vendore shqiptare.

Shën damiani ka rinovuar kontratën me delfinin në Vlore në 1 janar të këtij viti dhe është zgjedhur sipas saj kjo kompani për shkak të shpejtësisë me të cilën operohej.

“Bateritë në bord, për të cilat disa gazetarë u alarmuan shumë  janë te izoluara në mënyrë të përsorur dhe brenda ka naftë hidraulike të blera në 4 shkurt  2020 nga firma Eni dhe për të cilat janë kryer operacionet e nevojshme doganore”, thuhet më tej në reagimin e kompanisë.

Gjatë kontrollit të hambarit të tragetit, policia e Vlorës deklaroi se gjeti  40 metër kub, i cili është lesh xhami, material që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Policia dyshon se pikërisht ky material përmban lëndën e Amiantit, material kancerogjen që mendohet se groposej në Vlorë.

Policia gjeti gjithashtu mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”, që dyshohet të jenë të një kompanie italiane nafte në Itali. Por këto fuçi dyshohet të jenë përdorur si kamuflim për transportimin e lëndëve të rrezikshme. Vetë të arrestuarit, deklarojnë se brenda fuçive kishte vaj për motorët e tragetit.

Do jetë ekspertiza laboratorike që do qartësojë situatën se çfarë materiali përmbajnë këto sende. Por ajo që ka vërtetuar prokuroria dhe policia e Vlorës, të cilat tashmë po udhëheqin këtë hetim është fakti se për fuçitë nuk ka asnjë dokument shoqërues nga Italia, mungojnë faturat e blerjes dhe dokumentacioni ligjor i autoriteteve doganore në Brindizi.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *