Mbrëmjen e së hënes është konfimruar pozitiv një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura me COVID 19 në këtë qytet.
Mesohet se rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.
Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-1. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.
Sipas burimeve ai ka pasur kontakte me kryefamiljarin e familjes se dyte te infektuar ne Elbasan, 62 vjecarin N. S pasi e kishte kliente ne lokal, por edhe bashkeshortin e Zv drejtores se bankes . Frika e autoriteteve eshte permasa e vatres se infeksionit, pasi zhvillimi i aktivitetit te klubit deri vone ve ne rrezik te gjithe klientet qe e kane frekuentuar.