Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen 4 vajza dhe një djalë, në gjendje të rëndë 4 prej tyre, policia jep detaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Maliqit ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të plagosura 4 vajza dhe një djalë të moshës 26 vjeç.

Burime nga bluzat e bardha thonë për Fax News se 4 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Si pasojë e përplasjes kane marrë plagë të shumta në trup.

Mjetet e përfshira në aksident janë një Benz dhe një Volsvagen ndërsa ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat si dhe gjendja në të cilën ndodhen të plagosurit.

Maliq/Informacion paraprak        

Më datë 30.12.2019, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në hyrje të Maliqit, janë përplasur mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen E.B., dhe mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin Gj.M, rreth 26 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjere, konkretisht shtetaset E.T., D.T., të dyja pasagjere në mjetin tip “Golf” dhe shtetasja L.Sh, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.