Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me urbanin e linjës së Kinostudios.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën e Dibrës. Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka të lënduar. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i dendur në rrugë.