AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Makina përfundoi në greminë, policia jep detaje nga aksidenti me dy të vdekur dhe 8 të plagosur në Gramsh

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune pranë fshatit Çekrez të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Paraprakisht thuhet se një makinë fuoristradë tip ‘ML’  ka dalë  nga rruga teksa dy persona të seksit mashkull kanë vdekur. Aktualisht dyshohet se personat që kanë qenë në automjet kanë qenë sirianë.

Policia njofton se në fshatin Çekrez,  Gramsh,  shtetasi M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë,  duke drejtuar mjetin tip  “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas  dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *