Në një kohë që në vend po diskutohet për Reformën Zgjedhore dhe për zgjedhjet me lista të hapura apo të mbyllura, FaxNews ka marrë disa opinione nga qytetarët në qytetin e Vlorës dhe Gjirokastrës. Ata janë pyetur për zgjedhjet e ardhshme se si duan që të zhvillohen me lista të hapura apo të mbyllura, ku nuk kanë munguar as komentet pikante.
Shumica prej tyre duan që zgjedhjet të zhvillohen me lista të hapura sepse duan t’i njohin vetë deputetet që do të votojnë e një pjesë prej tyre janë treguar indiferentë, duke u shprehur se cilido që të jetë mendimi i tyre ai nuk do të merret parasysh.
“ Çfarë fiton populli me këto listat e hapura, si të hapura si të mbylluar, populli nuk ka asnjë interes në këtë punë”, shprehet një prej qytetarëve.
“Popullin nuk e fërshëllen njeri me lista të hapura po, por me të mbyllura kot. Shqiptarët nuk dinë të bëjnë zgjedhje, më saktë nuk duan”, shprehet një qytetar tjetër. Duhet thënë se zhgënjimi ndaj politikës është mjaft i madh, i cili përkthehet dhe në zgjedhje, me praninë e ulët të votuesve, apo me fenonomenet e shitblerjes së votave.