Policia e Vlorës ka shoqëruar shtetasin Shpëtim Hajrulla i cili siç shihet edhe në videon e mëposhtme ka lidhur pas makinës së tij qenin dhe e ka marrë zvarrë në mënyrë të pamëshirshme.
Hajrulla është paraqitur në komisariatin e Vlorës ku po bëhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Ndërsa kujtojmë se ky nuk është i vetmi rast ku kafshët shtëpiake merren zvarrë me makinë nga individë të papërgjegjshëm.