AktualitetFlashKosovaTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

VIDEO/ Kushtoi 13 mijë euro, ndërtohet makina e parë elektrike

Pesë të rinj gjakovarë kanë arritur të ndërtojnë makinën e parë elektrike.

Të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, ata arritën pas dy viteve punë, të ndërtojnë një makinë elektrike funksionale.

Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim mbrojtjen e ambientit.

Projektuesit e makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të tilla dhe të shfrytëzohen në rrugën e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohet qarkullimi për veturat me naftë e benzinë.

Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *