Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Video/ Kujtim Gjuzi nxjerr flamurin e qendisur dhe ia jep deputetit socialist, nuk lë mangut as kërcënimin: Do i kërkoj Ramës shkarkimin e…

Me një flamur kuqezi të qendisur, deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë sot i irrituar me mazhorancën, për shkak se në disa prej komisioneve parlamentare mungon simboli i shtetit shqiptar.

Pasi e ka nxjerrë nga një çantë, Gjuzi ia ka dhënë flamurin deputetit të PS-së Ervin Bushati, dhe i ka kërkuar që ta vendosë në sallat e komisioneve.

Deputeti konservator shkoi deri aty sa tha se do i kërkonte shkarkimin e çdokujt që drejton komisionet, kryeministrit Rama, në rast se përsëritej mungesa e flamujve.

”Nuk dua si parti konservatore, të shoh komisione që iu mungon flamuri kombëtar. Nuk ka shans më, ka ardhur partia Konservatore, e kam ruajtur flamurin e qendisur nga familja e Kazazëve dhe Belishova. 

Iu kërkoj ju zonja e nderuar nënkryetare, dhe deputetit Ervin Bushati, që ta merrni flamurin dhe ta vendosni në çdo komision, është i qendisur me dorë si te Marigoja. Do i kërkoj kryeministrit Rama që të shkarkojë këdo që nuk e respekton këtë rregull”, u shpreh Gjuzi.

Ndërkohë që nuk mungoi as sportiviteti i Bushatit, i cili iu drejtua foltores së Kuvendit, duke marrë flamurin kuqezi.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *