Makthi dhe tmerri i përjetuar në 4 ditë tragjedi mes rrënojave në Durrës e Thumanë ku numri i viktimave të një tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter shkoi në 51, duket se po vanitet pak nga pak turi i inspektimeve të kryeministrit Rama në zonat e prekura.
Herë me përqafime e lot në sy e herë me batuta, Rama po përpiqet ta shndërrojë këtë tragjedi në një thuajse tragji-komedi ndërsa ju thotë banorëve të prekur se ‘jeta do të vazhdojë’ dhe se ai ‘nuk lëviz më nga krevati kur bie tërmet’.
Një tjetër episod gati-gati qesharak u zhvillua në Bubq, një fshat i prekur rëndë nga tërmeti ku kryeministri qetësoi banorët me batutat e tij të zakonshme ku ata me të ankthshmit janë përpjekur të çlirohen me një buzëqeshje nga e gjithë kjo dramë që ka përfshirë Shqipërinë.
Gjatë inspektimit në këtë fshat, Brace e ka udhëzuar Ramën drejt shkollës 9-vjeçare ku i ka treguar dëmtimet që e kanë ‘nxjerrë jashtë loje’ tërësisht si objekt.
E ndërsa Rama ka hyrë brenda për të parë dëmet mjaft i shqetësuar zëvendësi i tij, Erion Braçe ka thirrur thuajse me të bërtitur “Kryeministër është e ndaluar të futesh brenda, është e ndaluar të futesh brenda..” dhe me mjaft delikatesë i është përgjigjur kryeministri i shkujdesur: Me fal, ndjesë shoku Erion…”
Biseda:
Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?
Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.
Edi Rama: Të merren me strukturën
Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.
(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).
Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda, dil, është e ndaluar të hysh brenda
Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion