Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Klithma dhe zi në familjen Dakuci, dalin pamjet nga vendngjarja ku u shënuan 3 viktima

Një konflikt për çështje pronësie ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit ku për pasojë është regjistruar një krim në familje që iu ka kushtuar jetën tre personave në fshatin Xibër të Klosit.

Faxwb.al ka siguruar pamjet nga momentet kur shoqërohet me ambulancë trupi i një prej viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, dhe që mësohet se është i autorit të krimit të dyfishtë që më pas ka vrarë edhe veten, Sali Dakucit.

Në videon e mëposhtme, shihet banesa në të cilën ka ndodhur ngjarja, dëgjohen ulërimat e disa grave si dhe momentet e futjes me barrelë të trupit të pajetë në ambulancë për t’u dërguar në spital nga ku do të bëhen ekzaminimet përkatëse nga ekspertiza.

Theksojmë se, nga të shtënat me armë zjarri në Xibër të Klosit në Dibër, një person ka vrarë vëllain dhe nipin e tij, konkretisht djalin e të vëllait dhe ku më pas ka vrarë edhe veten.

Më herët për shkak edhe të informacioneve kontradiktore nga burimet brenda Policisë, por edhe dëshmitë paraprake të banorëve, u raportua se nga ngjarja kishin mbetur të vrarë babë e birë na autori për të cilin thuhej se ishte po pjestar i kësaj familjeje, konkretisht djali tjetër i viktimës i cili kishte vrarë edhe veten.

Burimet bëjnë me dije se 3 persona kanë gjetur vdekjen në një konflikt për çështje pronësie mes 2 vëllezërve, ku ka ndërhyrë për të shuar grindjen edhe djali i njerit prej tyre, i cili ka gjetur vdekjen nga plumbat e xhaxhait.

Deri më tani behet e ditur se viktimat janë Sali Dakuci, Kujtim Dakuci dhe Flogert Dakuci ku këta të fundit kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Sali Dakuci ka qëlluar në drejtim të vëllait të tij, Kujtim Dakucit por plumbat kanë prekur dhe djalin e këtij të fundit duke lënë 2 viktima në oborrin e familjes Dakuci.

Pasi ka parë të vëllanë me të birin të shtrirë pa jetë, autori i vrasjes së dyfishtë i ka drejtuar armën vetes duke marrë dhe jetën e tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.