Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Ke strehu djalin e burgosur”, u grabitën 300 mijë euro duke u shtirur si policë, e zonja e shtëpisë tregon momentin: Sharruan kasafortën

Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot dhe kanë grabitur një shumë me vlerë 300 mijë euro.

Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si punonjës policie ata kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Në një prononcim për Fax Neës e znonja e shtëpisë tregon edhe momentin e grabitjes.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Çkanë hek me sharru kasafortën, zhurmë e madhe. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë.”- u shpreh e zonja e shtëpisë.

Ndërkohë që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabanit vlera e lekëve të vjedhura është 300 milionë euro.

“Kanë marë 300 e ca mijë euro. I kam pas vënë kalajmat në emigracion në Itali.”- u shpreh Taf Shabani.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *