Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Kanë marrë urdhër”, kryetari i operatorëve turistik në Vlorë: IKMT e ka pranuar vetë, ata që paguajnë nuk preken nga prishja

Prej disa ditësh tashmë në të gjithë bregdetin e Vlorës ka nisur një aksion për prishjen e ndërtesave që janë buzë detit me qëllim zgjerimin e shëtitores së Vlorës, dhe lidhjen e saj me zonën e Lungomarës.

Ndërsa ditën e sotme, banorët janë përplasur me IKMT-në për shkak të prishjes të disa objekteve. Banorët nuk kundërshtojnë projektin, por duan dëmshpërblim për objektet, të cilat pretendojnë se i kanë me leje.

“Po talleni me bukën tonë me fëmijët tanë, pse na trajtojnë si kafshë dhe nuk vjen asnjë njeri që të na sqarojë, nuk jemi as rrugeçër dhe as kriminela. Pse nuk na e sjellin projektin këtu që ta shohim, kemi nga 30 vite këtu”, shprehen banorët.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të operatorëve turistik për Vlorën, Vasil Bedini. Bedini shprehet se prishjet selektive. Gjithashtu Bedini thekson se IKMT e ka pranuar se kanë marrë urdhëra emërore për prishjet.

“Këtu prishjet po bëhen selektive. 30 vjet kjo punë. Prish 1-2 objekte dhe lërë 12.  Ata që kanë paguar, nuk po preken nga prishjet. IKMT e ka pranuar. Kanë marrë urdhëra emërore për prishjet.

Disa janë toleruar, të tjerë jo. Këtu ardhur një inspektorë ka punuar, ka ardh tjetri e me rradhë. Këtu është bërë korrupsion. Dhe shteti e ka lejuar. Si do funksionojë tani? Do shkojmë në ekstrem? Këtu janë 300 çuna, dhe 50 polica dhe të shkatërrojmë njëri-tjetrin, vetëm se duanë bëjnë selektivitet.”

Bedina shprehet se të gjithë janë dakort me projektin por jo dakort për projekt selektiv.

Të jemi të qartë, jemi pro projektin, por jo selektiv. Të bëhet projekt. Mbështesim banorët.”

Derimë tani nga aksioni i IKMT-së janë shembur disa plazhe, që kanë qenë me leje vjetore nga ana e Bashkisë, ndërsa ka pasur një tërheqje të përkohshme nga plani për të shembur banesat.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.