Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Kanë bllokuar prej orësh uzinën, punëtorët e rafinerisë së Ballshit: Gjithë natën do qëndrojmë, duam pagat

Punëtorët e uzinës së Ballashit paralajmërojnë se do të qëndrojnë gjithë natën me turne deri në momentin që ndaj tyre do të ofrohet një zgjidhje, ndërsa kanë bllokuar sipas tyre rreth 6 autobote që kishin hyrë brenda uzinës për tu ngarkuar me squfur.

Ata protestojnë për shkak se nuk u paguhen sigurime dhe kanë ende pa marrë pagat e prapambetura, për këtë kanë bërë thirrje ndaj qeverisë që të ofrojë një zgjidhje.

“Kanë filluar duke iu prerë rrymën elektrike, nuk kemi bukë të hamë, ka filluar duke folur për KÇK, ne nuk ikim nga këtu dhe autobotet nuk do ti lejojmë të dalin nga uzina”, tha njëri nga banorët.

“Nuk mund të largohen në asnjë mënyrë punonjësit e rafinerisë së Mallakastrës sepse kanë 6 muaj pa marrë pagat, duhet të ushqjmë familjet. Ne po kërkojmë bukë. Protestojmë prej vitesh nuk na është ofruar asnjë zgjidhje. 5 muaj rresht që nuk po paguhemi dhe nuk po kuptojmë asgjë. Edhe jut ë jeni në vendin tonë do të ngriheni, kjo nuk është protestë, po kërkojmë atë që na takon. Ose ta zgjidhë shteti këtë çështje ose ta dimë edhe ne që uzina e Ballshit nuk funksionon më.”, tha një tjetër punëtor.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.