Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Video/ “Ju mori malli për mua?”, Trump i merr vëmendjen çiftit, rrëmben mikrofonin në mes të një dasme dhe flet për Biden

Donald Trump ishte gati për të ngritur një dolli në një ceremoni martese që po mbahej në klubin e tij por përfundoi duke folur për humbjen e tij në zgjedhjet e të vitit 2020 dhe krizën e kufirit.

Në vend që të uronte të porsamartuarit John dhe Megan Arrigo, ish-presidenti amerikan e shfrytëzoi rastin për të folur mbi administratën e Presidentit Joe Biden.

Sapo mori mikrofononin, Trump I pyeti mysafirët nëse I kishte marrë malli për të dhe për më shumë se dy minuta e gjysmë, diskutoi për një sërë temash duke përfshirë të metat e Biden në politikën e jashtme, Kinën, Iranin dhe situatën kufitare me Meksikën.

“Ju mori malli për mua?”, pyeti Trump dasmorët, gjë që u shoqërua me brohoritje.

”Shoh lajmet që flasin për kufirin, për Kinën, për Iranin. Ne ishim gati të bënim një marrëveshje, ata ishin gati të bënin çdo gjë. Dhe ky miku (Biden) shkon e heq sanksionet e thotë që do të donim të negocionim tani. Situata në kufi nuk duket mirë. Është më keq nga sa e kam parë ndonjëherë. S’ka pasur një gjë të tillë më parë”, tha Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Trump shfaqet papritmas në dasmat e përkrahësve të tij. Në kohën kur ishte President, në vitin 2019, ai u shfaq në një dasmë në klubin e tij të golfit në New Jersey.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.