AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Jo më sindikata gjakpirëse”, krijohet Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës

Minatorët e Bulqizës do të kenë tashmë një mbështetje të re të tyren për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Në qendër të qytetit të minatorëve u bë publike sindikata më e re në mbështetje të tyre, ajo e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Dhjetra minator ishin pjesmarrës në ceremoninë e prezantimit publik të kësaj sindikata e cila tashmë është e regjistruar edhe në gjykatë e njihet ligjërisht.

Minatorët që morën fjalën në këtë ceremoni, shpërthyen në akuza të forta ndaj sindikatave të vjetra që sipas tyre, jo vetëm nuk kanë mbrojtur interesat e minatorëve por janë bërë palë me pronarët e minjerës së Bulqizës dhe politikën. Ata u shprehën se kishin frikë të kërkonin të drejtat e tyre pasi jo vetëm nuk mbroheshin, por largoheshin direkt nga puna.

“Sindikatat e vjetra kanë mbushur xhepat e tyre dhe nuk janë parë qoftë njëherë për hapet e minatorëve”, u shpreh një nga minatorët.

Ndërkohë kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi tha se tashmë minatorët e Bulqizës do të kenë mbështetetjen e sindikatës e cila nuk do të funksionojë si sindikatat e vjetra, por në konsultë me secilin prej tyre.

“Ne jemi të gjithë dëshmitarë se Sindikata e vjetër është jo-funksionale, dhe e korruptuar. Ne kemi vendosshmërinë për ti përfaqësojmë, do ti mbështesim dhe nuk do të gënjejmë apo thyer në besë shokët tanë që ndajmë rrezikun e jetën në galeri.”

Në aktivitetin promovues të kësaj sindikate, dhjetra minator të Bulqizës nënshkruan anëtarësinë e tyre.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *