Në Korçë qytetarët shprehen se kanë marrë leje në polici për daljen nga banesa ndërsa disa prej qytetarëve shprehen se janë në marrëdhënie pune e tëtjerë që kanë dalë për të marrë ushqime dhe ilaçe.
Por ka edhe nga ata që shprehin ankesa të shumta në lidhje me ndihmat nga autoritetet siç shprehet një grua e cila tha për Fax News se nuk ka bukë të hajë në shtëpi.
Opinione të qytetarëve:
“E mora në Polici, pa bukjkë, pa punë çfarë të bëjë unë, djalin e kam në punë, ku do të vejë, vdiqëm, jemi pa bukë, s’kemi as lekë as bukë. Janë tërë hajdutë, sollën ndihma mua nuk më dhanë bëjnë diferencime, na iku truri.”
“Po aplikova, nuk ishte e vështirë fare ta merrja lejen, besoj është e mjaftueshme për të kryer nevojat”.
“Unë jam shtetas amerikan, ja ku kam sms-të. Kam aplikuar pardje”.
“E kam marrë lejen që në 5 të mëngjesit, përgjigjen nuk e shikoj se kam probleme me sytë. Jam me probleme, duhet të marr disa mjekime disa gjëra. Deri më tani nuk kam kërkuar ndihmë. Kam dalë për të marrë ushqime, mjekime e ca ilaçe. E kam të nevojshme, vetëm mua mos më ndalo tashi se dua të iki”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)