Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Ironia e Ramës, reagon ish-deputeti: Sipas filxhanit të Lindës, më 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut

Pas deklaratave të kryeministrit Rama në mitingun e Pogradecit i cili me ironi u shpreh se  rrugën ja bllokoi çuni i Fahriut, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Duke ia kthyer me të njëjtën monedhë kryeministrit, Balliu shprehet se: Rama është i tmerruar nga përgjimet që paralajmëruar nga gazeta gjermane “Bild” për ditën e nesërme, duke shtuar se opozita nuk do të lejojë që të mbahen zgjedhjet më 30 qershor.

Deklaratat e Ramës nga Pogradeci:Këtu është zona e Bahri Falliut doja t’u tregoja me filxhan. I thotë, Faro shoh një peshk të madh, në formë F-je, edhe lek i madh Faro, lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K-ja këtu çfarë është? Koran? Joooo Faro i thotë, kjo K-ja është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky këtu? Po më ha lekët mua?” 

Reagimi i Klevis Balliut:Karriget bosh në mitingjet e Ramës në Pogradec. Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër. Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”.

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *