Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Ironi e mprehtë”, libri “Kronikat e mjegullës” i Bashkim Hoxhës merr çmimin e romanit më të mirë të vitit

Gazetari Bashkim Hoxha është nderuar mbrëmjen e sotme me çmimin “Rexhai Surroi”. Ky çmim është dhënë për romanin e tij “Kronikat e mjegullës” në Prishtinë, duke e cilësuar kështu si romanin më të mirë të vitit.

Ishte profesorja Majlinda Bregasi ajo e cila ndau çmimin, ndërsa e cilësoi romanin e Bashkim Hoxhës si një libër mjaft të goditur që e mban në tension lexuesin.

“Ishte shumë e vështirë të zgjedhim një autor. Më në fund kemi vendosur të jemi më pak emocioanlë dhe më shumë profesioanlë. Kjo për shkak të autorëve të mrekullueshëm. Inkurajoj autorët e tjerë në vitet e tjera që do të vijnë që të konkurrojnë për këtë çmim.

Arritëm në përfundimin që romani që e meriton çmimin të jetë një roman që shquhet për gërshetimin e suksesshëm të realitetit dhe fiksionit për elementin kyç të tij: kuptimin e historisë, të bërjes dhe zhbërjes së sahj. Lexuesi mbahet në tension deri në fund dhe ka një ironi të mprehtë dhe një paraqitje komplekse të personazheve. Romani që meriton çmimin është “Kronikat e Mjegullës” të autorit Bashkim Hoxha”, tha Majlinda Bregasi.

Në skenë më pas u ngjit gazetari, i cili tërhoqi çmimin, ndërsa u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim.

“Ndihem shumë i emocinuar dhe i nderuar për këtë çmim. Vij nga një qytet që u plagos nga tërmeti, vij nga Durrësi dhe i kam akoma të gjalla momentet e lëkundjeve dhe kur u shfaqën vëllezërit kosovarë. Sot thuajse një muaj pas ngjarjes vij në Prishtinë për të marrë këtë çmim.

Pavarësisht barrierave dhe kufijve që na vendosin qeveritë tona, ndihem i nderuar. Është çmimi më prestigjioz që jepet në Kosovë”, deklaroi Bashkim Hoxha.

“Kronikat e mjegullës” është një roman që trajton histori, por nuk është historik. Hoxha sjell një vështrim ndryshe të historisë sonë, përmes historive të thjeshta njerëzore ku personazhet historik që ne kemi janë sfondi i jetës së njerëzve të thjeshtë.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *