Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Video intime me Flori Mumajesin, reagon Jonida Maliqi: Jam një femër beqare, kur dua dua fort…

Këngëtarja, Jonida Maliqi ka folur për videon që bëri bujë në rrjetet sociale ku shfaqej me Flori Mumajesin kohë më parë. Jonida ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Rreze dielli”, ku foli për herë të parë për këtë çështje.

Ajo tha se publikime të tilla janë të pamoralshme dhe që kalojnë limitet e privatësisë ndërsa ka theksuar se është beqare dhe femër me moral.

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral.

Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!”, u shpreh Jonida.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *