Presidenti Donald Trump sulmoi median duke e quajtur “media të rreme, të rreme dhe të neveritshme” gjatë një fjalimi tipik në një miting në Pensilvani të enjten duke pretenduar se këto të fundit injoruan sukseset e tij në takimet me Putin dhe Kim Jong Un.
Trump u kërkoi mbështetësve të ‘kujtojnë atë natë të pabesueshme’ kur fitoi zgjedhjet e vitit 2016.
Pastaj ai rifilloi me tema të preferuara duke përfshirë samitët e tij me Kim Jong-un dhe Presidentin Putin; shkurtimet e taksave; politika e emigracionit; dhe shpenzimet ushtarake të NATO-s.
Trump kritikoi mediat për raportimin se ishte 15 minuta vonë për një takim me Mbretëreshën gjatë vizitës së tij në Britani.
Herë pas here, Trump denoncoi shtypin se nënvlerësuan arritjet e tij. Presidenti përshkroi se si ai i tha Melanias, gruas së tij se ai kishte ‘ndalur që raketat të lançoheshin çdo dy sekonda’ duke menduar se do të trajtohej mirë nga media për këtë por kjo nuk kishte ndodhur.
Trump vazhdoi breshërinë e tij kundër shtypit për takimin me Putin. “Ata donin që unë të kisha një ndeshje boksi,” tha ai.
(B.H/FAXWEB)