Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Marc Batchelor, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij në Johanesburg.
Policia njoftoi se dy persona të paidentifikuar i bënë pritë me motoçikletë dhe më pas qëlluan me breshëri plumbash mbi ish-futbollistin.
Sipas policisë, Marc vdiq brenda automjetit ndërsa dy personat e maskuar u largua nga vendi i ngjarjes, shkruan “BBC Sport”.
Policia po heton motivin e vrasjes, ndërsa gjatë atentatit ish-futbollisti po udhëtonte më një kopshtar që mbeti i padëmtuar pasi objektivi i vrasësve ishte Marc Batchelor.
Marc Batchelor luajti për Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundoëns në Afrikën e Jugut.