AktualitetFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Historia rrënqethëse: Nuk vete më atje se më ndjek hija e djalit, nuk e dua më jetën

Lavdije Mala është 37 vjeçe, e martuar me 3 fëmijë. Ajo është e sëmurë dhe trajtohet me rreze. Lavdija tregon se ka jetuar në Patos, por u detyrua ta lerë vendin e shtëpinë, ku i humbi jetën një foshnje, për shkak të problemeve të frymëmarrjes e lagështirës.

Sot Lavdija ka vetëm një amanet: të jetojë aq sa të rrisë fëmijën e vogël dhe të jetë e qetë, që fëmijët e saj kanë një çati mbi kokë. Shpesh Lavdijen e ndihmojnë fqinjët me ushqime e veshmbathje.

Unë quhem Lavdie Malaj, jam 37 vjeçe. Jam e martuar, kam 3 fëmijë. Më parë kam jetuar në Patos, atje kisha 2 dhoma me rrjetë. Dhoma nuk quheshin ato, po i quanim ne nga e keqja. Me qira, nuk kisha asgjë, flija përtokë. Këto komshija m’i dha. Unë për veten time kam atë frigoriferin, edhe ai nuk punon”.

“Unë kisha tumor, edhe vajta në Tiranë e digjia me rreze. Kam për të vajtur prap dhe nuk kam. E kisha unë (tumorin), por nuk e tregoja, nuk e tregoja se nuk kisha lekë, vetëm kur më gjetën pa ndjenja. I lutem Zotit të më lerë sa të rris këtë të voglën ta çoj si këta. Kam frikë vetëm për fëmijët, asnjë gjë tjetër. Edhe 5 muaj komshijet më kanë mbajtur, që ditën që erdha. Më është gjendur komshija në vend të nënës, edhe nëna po të ishte nuk ta bënte. Ajo më ka ndihmuar jashtë masë“, tregon nëna e 3 fëmijëve.

“I japim edhe për të ngrënë kur nuk ka, ne i japim. Ndonjë pjatë gjellë për fëmijët, një çik bukë, të gjitha u kam dhënë. Komplet si kat i pestë që jemi nuk i kemi lënë. Edhe katet poshtë sa kanë pasur mundësi kanë ndihmuar, për të ngrënë”, tregon fqinja e Lavdijes.

“Fëmija para kësaj të voglës më vdiq nga kushtet, nga lagështia, u bllokua në frymëmarrje, pa mbushur 1 vjeç. Qëkur më iku djali lëviza pastaj, se nuk vete më atje se më ndjek hija e djalit, nuk mundem të iki më atje. Është shumë e vështirë, gjersa më iku djali nuk dua jetë më. Le të më marrë tani, nuk dua jetë më, vetëm ta kisha edhe atë…”

“Frikë kam vetëm nga vdekja, sikur t’i lej fëmijët. Ju lutem më ndihmoni kush ka mundësi të më ndihmojë vetëm të strehoj fëmijët, asnjë gjë nuk dua për veten time”./Tvklan

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *